A e fal tradhtinë, kështu përgjigjet bashkëshortja e Shpatit

Selvije Jao tanimë nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Marketing

Që kur Selvija dhe Shpati zyrtarizuan lidhjen e tyre ajo u bë personazh mjaft i dashur dhe i komentuar në mediat rozë.

Nuk ka shumë kohë që çifti kanë konfirmuar se po presin fëmijën e tyre të parë.

Derisa sonte Selvija ka hapur një pyetësor ku pyetjet që iu adresuan ishin të shumta. Madje dikush nga ndjekësit e pyeti se a e fal Shpatin nëse ai e tradhëton.

Përgjigja e saj ishte e prerë duke thënë se: “Jetoj me ligjin e Kanunit unë…Kush e di e di për çfarë po flas”.

Kujtojmë se Selvija e ka pranuar hapur se është pak xheloze ndaj Shpatit.

Marketing