A e keni ditur sa i shëndetshëm është gjalpi i kikirikut?

Shumë herë është shkruar për përfitimet shëndetësore të kikirikëve, por a e dini se sa ushqyes i mirë është gjalpi i tyre?

Marketing

Çfarë është gjalpi i kikirikut?
Gjalpi i kikirikut është një përbërje që përfitohet duke pjekur kikirikët. I zbrazim ata në ujë të nxhetë për t’iu hequr lëvoret e tyre, pastaj duke i grirë përfitohet masa.
Për të ndryshuar shijen dhe strukturën e tyre iu shtohet edhe vajra dhe përbërës të tjerë.

Vetitë ushqyese të gjalpit të kikrikut:
Gjalpi i kikirikut është i lartë në yndyrë dhe kalori dhe vetëm një lugë gjellë përmban 115 kalori.
Megjithatë, kikirikët përmbajnë kryesisht yndyrna të pangopura, të cilat janë shumë të shëndetshme.

Një lugë gjelle përmban rreth 5% të konsumit të përditshëm që rekomandohet për yndyrnat e ngopura.
Kikirikët janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave vegjetariane.

Ata përmbajnë një sërë mineralesh përfshirë magnezin, hekurin dhe zinkun, si dhe vitamina B dhe vitamina E.

Marketing