A e keni kontrolluar paraqitjen e tatimit tuaj vjetor?

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se më 31 Maj 2021 kalon afati ligjor për konfirmimin apo korrigjimin e Paraqitjes së Tatimit Vjetor (PTV) për vitin 2020.
Konfirmimi respektivisht korrigjimi i PTV bëhet në mënyrë elektronike në profilet e shfytëzuesve të personave fizik në Platformën e-PDD.
✅Pas kalimit të afatit ligjor Paraqitjet e Tatimit Vjetor do të marrin statusin përfundimtarë, në pajtim me statusin e fundit të Paraqitjes së Tatimit Vjetor – e konfirmuar apo e korrigjuar .
✅Më 01.06.2021 zyrtarisht do të konfirmohen edhe Parqitjet e Tatimit Vjetor të cilët nga ana e qytetarëve nuk janë as të konfirmuara e as të korrigjuara .
📝Paraqitjen e Tatimit Vjetor të cilin qytetari e ka korrigjuar, ndërsa ka marrë statusin Paraqitje e tatimit e përfunduar do të duhet të aprovohet nga person zyrtar i Drejtorisë për të Ardhurat Publike. Nëse personi zyrtar nuk e aprovon Paraqitjen e tatimit të korrigjuar do të sillet Aktvendim për përcaktimin e tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2020.

Marketing