A është ‘Aladdini’ përpjekja e fundit e Will Smith për të shpëtuar karrierën?

Aktori u përpoq të bënte ‘dinasti’ në shoubiz, por gati shkatërroi familjen e tij.

Njëherë një nga yjet më të fuqishëm të “Hollywood-it”, karriera e Will Smithit po lëkundët në zhgënjime, shkruan TheSun.

Marketing

Pra, aktori 50-vjeçar është i dëshpëruar për të sjellë një rol në xhirimet e “Aladdinit” në Disney.

Por, performanca e Willit, në filmin 125 milionësh, në regji të Guy Ritchie, tashmë është vënë në ‘dyshim’ para se të dalë në kinema të mërkurën e ardhshme.

Kur u publikua trajleri i filmit në rrjete sociale, reagimet ishin të ashpra.

Fansat thanë se njeriu i madh blu në llambë ju sjellte atyre ankth dhe krahasohej me një ‘Smurf’ gjigant.

Sipas “TheSun”, nëse nuk pritet mirë “Aladdini” kjo do të jetë një goditje e madhe për Willin, pasi është shansi i tij për të rikthyer imazhin e familjes Smith.

Një dekadë më parë Will, gruaja e tij Jada Pinkett Smith, 48 vjeç, dhe fëmijët e tyre Jaden dhe Willow, ishin kudo.

Në aktrim më vonë u përfshinë edhe Jada, Jaden dhe Willow, por përpjekja për të krijuar ‘dinasti’ në shoubiz nuk shkoi sipas planit të Willit.

Karriera e tij në filmat televizit më tej nuk ka shkuar mirë, madje për filmin e tij “Bright”, Netflix kishte pranuar kritika të shumta.

Marketing