A është bë Mijallkov bashkëpunëtor i PSP-së kundër Gruevskit? Ja çka tha Zaev!

A është bërë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, bashkëpunëtor i organeve shtetërore dhe gjyqësore, kundër qeevrisë së kaluar?

Marketing

Dilemat janë paraqitur në opinion, pas dënimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski me dy vite burg dhe arratisjen e tij në Hungari, për t’i ikur vuajtjes së dënimit në Maqedoni. Portale të afërta me udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së kanë hapur dilema se pse deri sa Gruevski është dënuar dhe arratisur, Mijallkov nuk dërgohet as në paraburgim e as nuk i ëhstë marë pasaporta çeke, pë rtë cilën shkruajnë që e posedon.

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dashur të komentojë se pse Mijallkov nuk paraburgoset dhe pse nuk i është marë pasaporta e Çekisë, duke thënë se PSP dhe gjyqësori janë organe të pavarura, transmeton Gazeta Lajm. Mirëpo një pjesë e përgjigjes së kryeministrit ka krijuar vend për shumë dilema.

“Ndoshta dikush është bashkëpunëtor i drejtësisë, flas për të gjithë të akuzuarit. Nuk është korrekte unë të flas dhe të përzihem, as nuk e di, e as nuk dua të di”, ka thënë Zaev, shkruajnë portalet në gjuhën maqedonase.

 

 

Marketing