A është goli i vitit? Shënohet nga 70 metra nga një mbrojtës

Një nga golat më të bukur që janë parë kohëve të fundit është shënuar mbrëmë në Amerikë.

Marketing

Në ndeshjen e zhvilluar mes Real Salt Lake dhe Atlas në Leagues Cup, mbrojtësi amerikan, Aaron Herrera ka realizuar nga 70 metra gol.

Iu nevojitën vetëm 17 minuta lojë që mbrojtësi 25 vjeçar të paraboloj portierin rival me një goditje fenomenale nga largësia.