A është implikuar Rama për rastin Gruevski?

Ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi është aktualisht në Budapest, ndërkohë që ka depozituar kërkesën për azil politik dhe po pret përgjigjen e autoriteve hungareze.
Ndërkohë pas largimit nga Maqedonia, autoritetet maqedonase kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe janë shprehur se do ti kërkojnë pales hungareze ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevksi.

Marketing

Është e sigurtë që Gruevski ka qënë në Maqedoni para datës 11 nëntor.

Madje mediat kanë deklaruar se në datën 11 nëntor në orën 19.11 ka kaluar në kufirin e Hanit të Hotit, mes Shqipërisë e Malit të Zi me një makinë me targë diplomatike CD 1013A të ambasadës hungareze në Tiranë. Ky konsiderohet deritani informacion i sigurtë dhe i pakontestuar.
Edhe prania e Gruevskit në Zyrën e Emigrimit në Budapest është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Orban.

Pyetja kryesore është: Sa është implikuar Qeveria Rama për lehtësimin e kalimit të Gruevskit nga Maqedonia drejt Malit të Zi për të mundësuar arritjen e tij në Budapest? Apo sistemi i sigurisë kufitare të Shqipërisë ka kqefunksionuar? A ka filluar një hetim për këtë cështje?

Mbetet të paqarta këto momente:
Si ka ardhur Gruevksi nga Maqedonia në Shqipëri?
Ka kaluar Gruevski kufirin mes Maqedonisë e Shqipërisë në rrugë tokësore?

Përse nuk është shënuar emri i tij në sistemin TIMS në pikën kufitare hyrëse në Shqipërisë?
Si ka dalë Gruevski nga Maqedonia, me pasaportë apo ID të rregullt apo me dokument fallso?
A është shënuar emri i Gruevskit në sistemin TIMS të Maqedonisë kur ka dalë nga Maqedonia?

Kush e ka ndihmuar Gruevskin të kalojë kufirin mes Maqedonisë e Shqipërisë? Si nga ana maqedonase ashtu edhe nga ana shqiptare e kufirit? A është implikuar faktori shqiptar në pushtet në Maqedoni?

A kanë fiksuar lëvizjen e tij në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë kamerat e sigurisë? Dhe a janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga autoritet e ligjzbatimit në Tiranë e Shkup për rastin në fjalë?

2) Si ka lëvizur Gruevksi në territorin e Malit të Zi?
Pasi ka lënë pikën kufitare të Hotit mes Shqipërisëë e Malit të Zi, si ka kaluar Gruevski në pikën kufitare të Malit të Zi? Me pasaportë a ID të rregullt apo fallso?
A është shënuar kalimi i Gruevskit në sistemin TIMS të Malit të Zi?

Kush e ka pritur Gruevksin në territorin e Malit të Zi pasi ka lënë makinën e ambasadës hungareze në Tiranë me targën diplomatike? Apo ka vazhduar lëvizjen për më tej me të njëjtën makinë?

A është ndihmuar Gruevski nga autoritet malazeze për të kaluar territorin malazez dhe për të kaluar kufirin drejt një vëndi tjetër për të mundësuar arritjen e tij në Budapest?
Apo nga Mali i Zi në Budapest Gruevski ka udhëtuar me avion përmes ndonjë linje direkte?

Cfarë informacioni kanë autoritet kufitare malazeze për daljen e Gruevskit nga Mali i Zi?
A ka kaluar Gruevski përmes Serbisë?
A ka kaluar Gruevski nga Mali i Zi në Serbi?

Marketing