Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se Kujtim Shala do të jetë kandidat për president nga kjo parti.Përmes një reagimi për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se raportimet për cilindo emër të propozuar nga partia e tij, janë të pavërteta.
Sipas tij, LDK-ja nuk jep emër për president, deri sa të vijë koha e zgjedhjes së tij.
“Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për president janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për president derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, sot në media ishte raportuar se është pikërisht emri i Kujtim Shalës, nënkryetar i Kuvendit ai që do të jetë kandidat për president.