A është Lëvizja BESA akoma pjesë e qeverisë? Përgjigjet Zaev

Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes BESA, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për “Sloboden Peçat”.

Marketing

“Natyrisht që BESA është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë”, tha Zaev.