A është Liverpooli i Shaqirit pretendent për titull në Premierligë? Tregon Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Liverpooli është “gjithmonë pretendent” për ta fituar titullin e Premierligës.
Përderisa ekipet si Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Chelsea e kanë pasur të vështirë të blejnë lojtarë të rinj, Liverpooli dhe Arsenali kanë bërë një grumbull transferimesh për t’i përmirësuar skuadrat e tyre.

Marketing

Faqja zyrtare e Manchester Cityt në Twitter ka publikuar pjesë të intervistës së trajnerit spanjoll, ku ai e shpreh mendimin e tij për sezonin e ardhshëm të Premierligës.

“Liverpooli është gjithmonë pretendent për të fituar titullin. Me historinë që ka, gjithmonë është pretendent”, ka thënë ai.

Sezonin e kaluar, Liverpooli përfundoi në pozitën e katërt në ligë dhe humbi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Megjithatë, gjatë këtij afati kalimtar, ata kanë blerë lojtarë të rinj për të përmirësuar skuadrën, si Fabinho, Xherdan Shaqiri dhe Alissoni.

Marketing