25/11/2024
Ballina Shëndet & Style A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

Ndarje apo jo, kur çifti nuk shkon mirë me njëri-tjetrin? Kjo është dilema. Por dimë të themi fillimisht se në të dyja rastet fëmijët vuajnë.

Marketing

Vincenza Bonsignore, psikologe e specializuar në studimin e emocioneve tregon për disa pacientë të cilët kanë përjetuar ndjesi jo të mira në familjet e tyre.

“Disa pacientë më tregojnë me dhimbje historinë e familjes së tyre dhe të prindërve, të cilët, megjithëse ishin në krizë, nuk zgjodhën ndarjen dhe qëndruan bashkë, të bindur se po bënin “mirë për fëmijët”. Edhe pse ky vendim është marrë me qëllimin për të mos vuajtur fëmijët, shpeshherë përsëri i vë ata në një situatë shumë të vështirë”, shprehet ajo.

“Fëmijët ndonjëherë ndihen përgjegjës për lumturinë që të rriturit ia kanë mohuar vetes. Edhe nëse babai dhe nëna prindërojnë mirë, kur jetojnë nën të njëjtën çati, por nuk janë të lumtur me njëri-tjetrin, efektet tek fëmijët mund të jenë jashtëzakonisht negative, më të këqija se ato të shkaktuara nga ndarja. Sa më të gjata dhe intensive të jenë konfliktet aq më të këqija mund të jenë pasojat mbi to. Për fëmijët meshkuj mund të bëhen agresivë, të varen më shumë nga teknologjia, nga videolojërat, etj., ndërsa vajzat mund të vuajnë nga ankthi dhe depresioni”, vazhdoi psikologia.

Ndaj me pak fjalë situata e ndarjes apo qëndrimit për hir të fëmijëve duhet menduar mirë, pasi edhe ndarja fizike e dy prindërve që mendohet se nuk janë bashkë, por nuk e pranojnë ndarjen dhe konflikti vazhdon edhe në distancë, është problem serioz për të vegjlit.