Nuk ekziston asnjë provë shkencore që kanabisi mjekësor është efektiv në trajtimin e personave me probleme në shëndetin mendor, tregojnë studimet.
Shkencëtarët australianë rishikuan 83 studime që përfshinin gjithsej 3.000 njerëz si mostër e tyre, transmeton lajmi.net.
Ata nuk gjetën asnjë provë se kanabidioli lehtësonte simptomat e gjashtë çrregullimeve mendore – depresioni, ankthi, ADHD-ja, sindromi Tourette, PTSD-ja ose psikoza.
Prandaj, përdorimi i kanabisit medicinal për problemet e shëndetit mendor nuk mund të justifikohet bazuar në provat aktuale, arritën në përfundim hulumtuesit.
Kjo, për shkak të mungesës së provave për efektivitetin e tyre, si dhe për shkak të rreziqeve të njohura.
Përdorimi i kanabisit, veçanërisht llojet me përmbajtje të lartë të THC-së, rrit rrezikun për të zhvilluar sëmundje psikotike siç është skizofrenia.