A është vendosur numëratori në ndërtim pa leje?!

Kryeministri Zoran Zaev si qytetar i Republikës së Maqedonisë, ka parashtruar kërkesë për miratim për vendosjen e ekranit elektronik dhe e ka paguar vetë, duke respektuar të gjitha procedurat, dhe ka marrë miratim për vendosjen e numëratorit ku do të publikohen paratë që do të kthehen në buxhetin e RM-së, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski të premten.

Marketing

Por, Komisioni për analizë të projektit “Shkupi 2014”, ka vlerësuar se “Porta Maqedonia” është ndërtim pa leje.

“Përmendorja Ushtari në kalë dhe Porta Maqedonia janë ndërtime pa leje dhe ose duhet të largohen ose të legalizohen”, deklaroi kohë më parë kreu i asociacionit të arkitektëve, Martin Panovski, i cili ishte pjesë e Komisionit për Analizë të Shkupit 2014, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Marketing