A fleni me telefonin poshtë jastëkut gjatë natës? Duhet ta mësosh këtë patjetër!

Pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar tashmë ta mbajnë në shtrat ose poshtë jastëkut telefonin celular. Kjo jo vetëm si një mënyrë për ta pasur më pranë gjatë përdorimit, por edhe për t’u zgjuar në mëngjes me zilen e alarmit. Megjithatë, mjekët këshillojnë vazhdimisht se mbajtja e telefonit poshtë jastëkut është e rrezikshme për shëndetin. Dhe dy janë arsyet e forta.

Marketing

Së pari, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut ose në cep të krevatit rrezikon të të mbajë zgjuar për një kohë të gjatë. Telefonat celularë lëshojnë një dritë blu, e cila nëpërmjet neuroneve sinjalizon trurin se është koha për t’u zgjuar. Ndaj, këshillohet që të paktën dy orë para gjumit, nuk duhet ta mbash afër celelarin e ndezur ose duhet ta kesh off dritën e tij.

Arsyeja tjetër dhe më e rëndësishmja është një provë shkencore, e cila ka treguar se telefonat celularë shkaktojnë kancer, për shkak të rrezeve që shpërndajnë, të cilat janë konsederuar si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC, Agency for Research on Cancer). Për këtë arsye, shumë ekspertë të shëndetësisë rekomandojnë mbajtjen e telefonit sa më larg kokës.

Po ashtu, ata këshillojnë edhe që zakonisht të mbash kufje në vesh, në mënyrë që veshi të mos jetë i lidhur drejtpërdrejt me telefonin.

Kështu, sa më larg kokës telefonin gjatë natës. Largoje nga jastëku. Pavarësisht studimeve dhe rezultateve të tyre për efektet që mund të ketë pas një kohe të gjatë mbajtja e telefonit afër kokës, mjekët këshillojnë t’i parandalosh rreziqet.

Nëse nuk ke asnjë vend tjetër për ta mbajtur telefonin gjatë natës, një komodinë pranë apo një raft, lëre në dysheme, pranë shtratit, me volum të lartë, në mënyrë që ta dëgjosh zilen.