A i dini përfitimet e shumta shëndetësore që merrni nëse agjëroni?

Agjerimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore, por mesa duket paska edhe disa veti shumë të mira për shëndetin.

Marketing

Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit.

Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, si dhe të përmirësojë mirëqenien mendore.

Duke mos konsumuar asnjë ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqendrohet në largimin e toksinave, pasi i japim pushim sistemit tretës.

Nutricionistja Claire Mahy thotë: “Agjërimi lejon zorrët të pastrohen. Mund të stimulojë gjithashtu një proces të quajtur autofagji, ku qelizat pastrohen vetë dhe largojnë grimcat e dëmtuara dhe të rrezikshme.”

Shumë njerëz që kanë përqafuar agjërimin kanë zbuluar gjithashtu se, nëse bëhet siç duhet, i ka ndihmuar ata të humbin yndyrën dhe të fitojnë masë të dobët muskulore.

– Humbje në peshë, agjërimi ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

– Insulina agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

– Shëndeti i zemrës, agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak.

– Lufta me kancerin, studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.

– Shëndeti i trurit, agjërimi rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

– Efekti anti-plakje redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryere te minjtë arritën në përfundimit se pas agjërimit, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

Por vlenë të theksohet se personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri

Raste kur duhet të konsultoheni me mjekun janë:

– nëse vuani nga diabeti

– keni presion të ulët të gjakut

– merrni medikamente

– jeni nënpeshë

– po përpiqeni të mbetni shtatzënë

– jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji

Uria është efekti anësor kryesor i agjërimit.

Mund të ndiheni sikur nuk keni mjaftueshëm fuqi. Kjo është e përkohshme, pasi duhet pak kohë derisa trupi t’i përshtatet vakteve të reja.