Ballina Aktuale A i ndau VLEN funksionet në qeveri me short? Kasami: I rehatoj...

A i ndau VLEN funksionet në qeveri me short? Kasami: I rehatoj aktivistët e BDI-së, këtë mandat do ta kalojnë në opozitë

Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se nuk ka ndodhur të ketë një përçarje mes koalicionit VLEN në gjithë këtë proces dhe tani kur ata po e shohin se nuk ka ndonjë ndarje apo çarje të theksuar për sa i përketë marrjes së këtyre përgjegjësive , Fronti nxjerr spina klasik, informon Tetovasot.

Marketing

Kasami u shpreh se në anën tjetër po dëgjojmë mesazhe me zë që po i dërkojnë aktivistët e tyre , e kishte fjalën për ata të Frontit për ti inkurajuar strukturat e koalicionit të tyre që të vazhdojnë në drejtim të asaj që brenda katër muajve kjo qeveri do të bie dhe do rikthehet BDI.
“Unë mund të rehatoj gjithë aktivistët e BDI-SË dhe dhe koalicionit të tyre që ata këtë mandat do ta kalojnë në opozitë dhe me rezultatet që do tregojë VLEN, shqiptarët do tua japin edhe një mandat më të fuqishëm në katërvjeçarin e ardhshëm dhe pas asaj do të shohim” deklaroi Bilal Kasami nga Besa.

Marketing
Exit mobile version