Komisioni Shtetëror Zgjedhor (SEC) po kompleton përgatitjet për referendumin e ardhshëm më 30 shtator. Gjatë gjithë kësaj periudhe, KSHZ-ja funksionon si një organ profesional që vepron sipas Kodit Zgjedhor dhe Ligjit të Referendumit, në një atmosferë kolegjiale dhe sjell të gjitha vendimet njëzëri, me qëllim që të sigurohet transparenca dhe objektiviteti i të gjithë procesit. Informohet rregullisht për secilin vendim dhe një fushatë publike për informimin e të drejtave të votës realizohet me sloganin “Qëndrimi juaj, e drejta juaj” Fushata synon të inkurajojë të gjithë qytetarët që të informohen për çdo aspekt të referendumit, të angazhohen lirisht dhe në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe të hedhin votën e tyre në përputhje me bindjet dhe vullnetin e tyre personal. Këto janë drejtat të votimit:
- Të drejtë vote ka çdo shtetas i moshës madhore i Republikës së Maqedonisë, i cili është i regjistruar në Listën zgjedhore.
- Lista zgjedhore është dokument publik, në të cilin janë të regjistruar qytetarët me të drejtë vote.
- Gjithmonë voton vet, në emër tënd dhe vetëm një herë.
- Votimi është i lirë dhe i fshehtë dhe asnjëri nuk mund të konfirmojë se si ke votuar.
- Për të votuar duhet të identifikohesh me letërnjoftim ose pasaportë të lëshuara nga RM.
- Duhet të nënshkruhesh në certifikatën e listës zgjedhore në vendvotimin tënd.
- Çdo votues merr vetëm një fletë të votimit.
- Në fletën e votimit vendoset vulë në vendin e caktuar për vulë.
- Voton me rrethimin e njërës nga përgjigjet e dhëna.
- Është valide vetëm fleta e votimit e rrethuar me stilolaps me ngjyrë të kaltër.
- Fleta e votimit palosetdhe vendoset në kutinë e votimit.
- Është i ndaluar përdorimi i telefonave celularë dhe fotoaparateve për fotografim të fletës së votimit.
- Askush nuk guxon të kërkojë përgjegjësi për shkak të votimit, ose të kërkojë të tregosh se si ke votuar ose pse nuk ke votuar.
- Nëse të është cënuar e drejta personale e votimit në cilëndo fazë të procesit ose gjatë procedurës së realizimit të votimit, mund të parashtrosh ankesë deri te KSHZ në afat prej 24 orëve.
- KSHZ është e obliguar që në afat prej 4 orëve pas pranimit të ankesës tuaj të marrë vendim.
- Kundër vendimit të KSHZ mund të parashtroni ankesë deri te Gjykata Supreme në afat prej 24 orë pas pranimit të vendimit.
Kundërshtimi për referendum përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, sipas së cilës duhet të zgjidhet shumica e votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve (50% + 1). Votimi më 30 shtator fillon në orën 7 dhe mbaron në orën 19.
WWW.SEC.MK
0800 555 44 |
Republika e Maqedonisë
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE |