Nëse për dikë mund të thuhet se është si verë, atëherë, padyshim se këtë epitet e meriton Zlatan Ibrahimovic, që po paraqitet në mënyrë të shkëlqyer edhe në moshën 39 vjeçare.
Suedezi që po shkëlqen në Serie A, ditë më parë publikoi një foto me fanellën e Suedisë, me përshkrimin “Ne nuk jemi parë që një kohë të gjatë”.
Nga shumëkush, kjo u perceptua si një rikthim në ekipin e tij kombëtar, kur dihet se ai është pensionuar nga atje që disa vite.
Por, Ibrahimovic nuk figuron në listën e Suedisë për ndeshjet e nëntorit.
Në medie tashmë është ngritur pyetja: A është e mundur që Andersson i ka thënë ‘Jo’ Ibrës?