Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Gjermanisë pas vazhdimeve, duke triumfuar me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale.
Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024 ndërsa dhe pas rezultatit 1-1, ndeshja shkoi në vazhdime.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Marc Cucurella pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës. https://twitter.com/mmtv30013/status/1809290793435476185?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1809290793435476185%7Ctwgr%5E5e3d6c79ba7d63261042ec8d9bce47f86684e12f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fa-ishte-penallti-prekja-me-dore-e-marc-cucurellas-qe-nuk-u-akordua-nga-gjyqtari%2F
Gjyqtari Antony Taylor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment diskutabil.
Por pse prekja e topit me dorë nga Cucurella nuk u dha penallti ? Edhe pse topi goditi dorën e Cucurellas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti sepse ishte një prekje e paqëllimshme e spanjollit dhe ai nuk po e shikonte me dorë drejt topit.
Duart e Cucurellas ishin poshtë dhe në një pozicion të natyrshëm pas shpinës dhe për këtë arsye gjyqtari vazhdoi lojën.
Për të hequr plotësisht ‘merakun’ e fansave gjerman, para prekjes me dorë kishte edhe një pozitë jashtë loje për Niclas Fullkrug.
Spanja shkon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e ndeshjes Francë – Portugali./Telegrafi/