A ishte planifikuar atentat ndaj Bujar Osmanit në Moldavi?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte shënjestër e një sulmi gjatë vizitës së tij në Moldavi, të cilën e ka kryer në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, raportojnë mediet në Moldavi.

Marketing

Sipas medies “Realitatea”, ishte planifikuar sulm ndaj Misionit të OSBE-së në Bender, ndërsa shpërthimi është dashur të ndodhë një muaj më parë, më 14 shkurt, kur Kryesuesi i OSBE-së Osmani ishte për vizitë në rajon.

Në artikull, media raportoi se Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë – rajon i shkëputur nga Moldavia, akuzoi shërbimin e sigurisë së Ukrainës për planifikimin e sulmit. Siç thekson portali, sulmi ishte planifikuar me automjet në të cilën ishte vendosur eksploziv. Sipas pretendimeve të autoriteteve, automjeti do të duhej të ishte parkuar pranë kalasë së Benderit.

Siç thuhet në tekstin e “Realitatea”, pas parandalimit të qëllimit, delegacioni i Osmanit, i cili numëronte rreth 20 persona, do të sulmohej rrugës për në qytetin e Kishinevit, por më pas kryerësi hoqi dorë nga ideja për të sulmuar Kryesuesin e OSBE-së Osmani, për të mos rrezikuar jetën e tij./ realitatea.md

Marketing