A janë vezët “Kinder Surprise” helmuese edhe në Maqedoninë e Veriut?

Si pikë e kontaktit të Sistemit të shpejtë për alarmim për ushqim të Bashkimit Evropian, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoninë e veriut “deri tani nuk ka marrë njoftim se prodhim i pasigurt i çokollatës “Kinder Surprise” është duke qarkulluar në tregun e vendit”.

Marketing

Kështu përgjigjen nga AUV në pyetjen e TV21 se a kanë filluar kontrolle për çokollatën “Kinder Surprise”, pasi disa shtetet ndaluan shitjen e saj pasi ishte konstatuar prani i salmonelës në këtë produkt.

“AUV, si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e ndjek gjendjen me tërheqjen parandaluese të këtij produkti nga tregu në disa shtete të Evropës, për shkak të dyshimit të pranisë së salmonelës dhe nëse ka nevojë, do të reagojë me kohë dhe në mënyrë adekuate”, qëndron më tej në përgjigjen e AUV-it, transmeton TV21.

Kujtojnë qytetarët se për çdo dyshim në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, mund të paraqiten:

personalisht në Sektorin për mbrojtjen e konsumatorëve në kuadër të AUV-it,
në linjën telefonike falas e destinuar për konsumatorët 0800 3 22 22 apo
në adresën elektronike [email protected].

Еве ја главната заблуда за дијабетесот во Македонија која ги скратува животите!
Bëjnë të ditur se deri në këtë moment nuk kanë pranuar parashtresë nga qytetarët për pasigurinë e këtij produkti.

“Deri te sektori për mbrojtje të konsumatorëve në kuadër të Agjencisë për ushqim dhe veterinari nuk është parashtruar parashtresë nga qytetarët se në tregun e RMV-së shitet prodhim i pasigurt – vezë të çokollatës “Kinder Surprise””, përfundojnë nga AUV-i.

Kinder Surprise helmuese?! Tërhiqen nga tregu në këtë shtet

Kjo vjen pasi kompania “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të preferuara të fëmijëve “Kinder Surprise”. Siç bëjnë me dije autoritetet shëndetësore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat Kinder Surprisë të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.

Kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt./