A ka dallime në punën e partnerëve të koalicionit BDI-ASH? Përgjigjet Bujar Osmani

Ministri i jashtëm Bujar Osmani, njëherit nënkryetar i BDI-së, thotë se në pushtet të gjithë ministrat kanë bashkëpunim profesional dhe nuk kanë asnjë vërejtje për kolegët e tyre.

Marketing

“Në Qeveri nuk kami aspak dallime. Komunikojmë, bashkëpunojmë të gjithë ministrat, qoftë nga Aleanca, qoftë nga BDI apo LSDM. Kështu që nuk kam vërejtur asnjë dallim në qëndrime apo vërejtje lidhur me punën e cilitdo nga partnerët e koalicionit. Kjo është e rëndësishme, tjetrën pjesë nuk do ta komentoj. Kemi relacione të mira ndërnjerëzore, bashkëpunim profesional si ministra dhe si partnerë koalicioni në korniza të Qeverisë, absolutisht nuk kam vërjetur asnjë dallim në veprim”, tha Bujar Osmani – Ministër i Jashtëm.

Marrdhëniet mes dy partive vazhdojnë të qëndrojnë në status quo pasi deri në zgjedhjet e ardhshme Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkangjitet frontit europian apo do të jetë në një vijë me opozitën shqiptare.