Në një konferencë për shtyp me homologun e tij, Dritan Abazoviç, kryeministri Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, nismë për të cilën ai ka deklaruar se e ka kryer tashmë misionin e vet.
Pyetje: Shqipëria a ka hequr dorë nga “Ballkani i Hapur”? Nëse po, cila është arsyeja? Dhe së dyti, cila është marrëdhënia juaj me z. Kurti?
Rama: Së pari, Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbylla. Ajo është një nismë e përbashkët e disa vendeve, ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë.
Unë thjesht kam thënë që Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet, por nuk e imagjinoj që procese apo nismat e organizuara do duhet të ndalojnë të gjitha. Dhe e përsëris ajo është një nismë e përbashkët.
Unë e kam shprehur opinionin tim në këtë moment, sepse duke iu kundërvënë asaj me teori konspirative. Të gjitha këto teori kanë dëmtuar procesin e Berlinit. Ne duhet të fokusohemi shumë fort te procesi i Berlinit tashmë.
Kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi, që do të thotë që ky është një moment për të luftuar me fantazmat e të kaluarës dhe për t’i luftuar këto mendësi të prapambetura.
Nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur kemi hyrë në kohën e inteligjencës artificiale.