Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja këmbëngul se koalicioni qeveritar është stabil.
“Që koalicioni qeveritar është stabil tregon edhe fakti që në Kuvend kemi pothuajse shumicë prej 2/3. Qeveria është fokusuar në projekte dhe masa që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët. Raportet janë në drejtim të një dialogu stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, theksoi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.