Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me dhunimin e 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka konsideruar monstra, të cilët kanë kryer një vepër montruoze.
Sipas Aurelës, nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpittra të tjerë.
Postimi i plotë:
Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është ….e tmerrshme është pak të thuash.
5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.
A kanë nëna, motra?
Shpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor.
Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë.
A KA LIGJ ?
A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat?
Mjerë fëmija me çfare është pêrballur.
Çfare duhet të bëjmë?
Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë.
https://www.instagram.com/p/Ch4tlVDKAEn/?utm_source=ig_embed&ig_rid=24703dde-5111-48bb-9666-66f2471dfbf4