Kuvendi filloi me punë,VMRO bojkotoi koordinimin te Xhaferi

Përfundoi pushimi kolektiv i Kuvendit të Republikës. Para deputetëve shumë seanca të hapura si në komisione po ashtu edhe në plenare, të cilat kërkojnë energji politike dhe vullnet të mirë. Në plan të parë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Por, siç duket, edhe ky sesion i Kuvendit do të jetë i vështirë.

Marketing

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nuk iu përgjigj thirrjes së kryeparlamentarit Xhaferi në koordinimin e parë të rregullt pas pushimit veror kolektiv. Mesazh ky GP I VMRO-së do të vazhdojë me bllokimin aktiv të Kuvendit.

Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski, ftoi të gjithë deputetët, në veçanti ato të opozitës, që të jenë në krye të detyrës dhe të punojnë në interes të qytetarëve.

“Ftoj opozitën që të mësoj leksionet nga e shkuara dhe në vend të bllokimeve dhe destruktivitetit të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi. Kjo është në interes të qytetarëve. Në vend të bllokimit aktiv dhe pasiv, stërzgjatje e seancave plenare dhe seancave të Komisioneve parlamentare na duhet Parlament efikas dhe funksional.”,- tha koordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Në koordinimi i parë të rregullt në Kuvend pas pushimit kolektiv morën pjesë koordinatori i LSDM-së, i BDI-së, Aleancës për Shqiptarët, përfaqësues të Alternativës dhe BESËS dhe përfaqësues i Qeverisë. Në takim Xhaferi ka informuar palët se më 14 shtator 2022 është planifikuar mbajtja e seancës së parë të re të Kuvendit të Republikës. Po ashtu, Xhaferi ka sugjeruar koordinatorëve të grupeve parlamentare që prej të premte të vazhdojë me punë Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve ndërsa komisionet tjera të Kuvendit vazhdojnë me shqyrtimin e pikave të mbetura nga rendet e ditës.

Marketing