Osmani – Eskobar: Forcohet partneriteti strategjik RMV-SHBA

Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Ministri I Jashtëm Bujar Osmani është takuar me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Njoftimin për takimin, Ministri I Jashtëm Osmani e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook ku ndër të tjera shkruan;

U shpreh kënaqësi për Dialogun Strategjik të mbajtur së fundmi dhe rezultatet fillestare në formën e granteve për forcimin e Sundimit të ligjit, kulturës dhe mbrojtjes.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve po forcohet, teksa marrëdhëniet bilaterale po hynë në fazë të re e edhe më dinamike të zhvillimit.

SHBA me mbështetje të pahamendshme ndaj integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, si investim i rëndësishëm në stabilitetin dhe progresin e përgjithshëm të rajonit.

Si aleatë në NATO shprehim mbështetje të fuqishme për Ukrainën dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe plotësisht e dënojmë invazionin ushtarak rus

Marketing