Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se për momentin nuk ka bisedime për hyrje të edhe një partie në koalicionin qeveritar.
“Bisedime të tilla nuk ka për momentin, megjithatë unë edhe në ekspozenë time gjatë zgjedhjes së ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, thashë se kjo Qeveri mbetet e hapur për të gjitha partitë politike dhe individët dhe organizatat të cilat dëshirojnë të kyçen në ‘Aleancën evropiane’, ndërkaq të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në sjelljen e vendimeve të cilat do të thonë anëtarësim më i shpejtë në BE dhe miratim më i shpejtë dhe më efikas i ligjeve reformuese për të gjitha fushat e rëndësishme në Kuvend”, tha Kovaçevski.
Nëse cila do parti vlerëson në bazë të përcaktimeve dhe vizionit të vet dhe vendosë se dëshiron të jetë pjesë e kësaj Qeverie, atëherë dera është e hapur.
Kryeministri Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se ka parti të cilat deklarativisht janë “për” hyrje në BE apo NATO, por nuk mbështesin asnjë vendim lidhur me anëtarësimin në to.