A ka nxënës pozitiv me virusin korona në shkolla? Përgjigjet Filipçe

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, deri në fund të javës pritet të testohen për Covid-19 rreth 500 nxënës, pjesë e skriningut që do të realizohet me testimin e gjithsej 8200 nxënësve.

Marketing

Filipçe tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë nxënës pozitiv me coronavirs.

“Po testohen fëmijët e shkollave ​të mesme në Shkup dhe në disa shkolla fillore në qytete tjera. Deri më tani, nuk ka asnjë test pozitiv, qoftë në shkollat fillore apo atë të mesme, që është një shenjë e shkëlqyer. Por të presim sepse është ende herët”, deklaroi Filipçe.