A ka pronar të ri spitali klinik ‘Zhan Mitrev’?

 

Spitali klinik Zhan Mitrev mohon plotësisht informacionin se klinika ka pronar të ri, përcjell TV21. Ky reagim nga Klinika vjen pasi në disa mediume u publikua se Klinika kalon në pronësi të një biznesmeni nga Republika e Shqipërisë.

Marketing

“Spitali klinik “Zhan Mitrev” mohon plotësisht informacionin e publikuar në media për shitjen e klinikës tek një biznesmeni nga Republika e Shqipërisë. Theksojmë se nën asnjë presion Klinika nuk do të dalë në shitje. Pronari zyrtar dhe i vetëm është Dr.Zhan Mitrev, i cili përkundër tentativave për diskreditim dhe fushatës së zezë që synonte dëmtimin e spitalit klinik Zhan Mitrev dhe ekipit profesional të mjekëve dhe personelit mjekësor në periudhën e kaluar, drejton këtë spital dhe do të vazhdojë ta menaxhojë atë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme siç ka qenë praktikë në 22 vitet e fundit”, thonë nga Klinika Zhan Mitrev.