A ka shpresë për rastin ‘Alfa’ edhe pas vendimit skandaloz të Gjykatës Themelore?!

Pas premtimeve të shumta që ka bërë Zoran Zaev për rishikimin e rasteve të montuara siç shihet kanë qenë vetëm premtime elektorale.

Marketing

Zaev disa herë i pyetur për rastin “Alfa” dhe për ndarjen e drejtësisë në vend, ai ka premtuar se të gjitha rastet e montuara do të rishikohen dhe drejtësia do të del, por në fakt po ndodh e kundërta fiks para dy javësh u morr vendimi skandaloz kur rasti “Alfa” pas një viti që lënda ka qëndruar në Gjykatën Themelore pë rigjykimin e rastit vendimi është kthyer negativ edhe pse Gjykata e Apelit kishte dhënë dritë jeshile dhe ishte deklaruar në favor të shqyrtimit të rastit dhe përsëritjes së procesit gjyqësor.

Mirëpo ka edhe një shpresë për rastin “Alfa” përpara se të kalben bur*gjeve tre të dënuarit e pafajshëm që akuzohen për këtë rast.

Lidhur me rastin e refuzimit avokatja mbrojtëse, Artene Iseni thotë se nuk do të dorëzohen dhe sërisht do ta ankimojë rastin në Gjykatën e Apelit.

“Kemi kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor edhe përkundër faktit që Apeli ka dhënë vendim pozitiv dhe e ka rikthyer lëndën në rishqyrtim në Gjykatën Themelore, por Gjykata Themelore e refuzoi. Ne nuk do të rrijmë duarkryq dhe sërish do ta ankimoj në Gjykatën e Apelit, që ta rikthejnë sërish lëndën në rigjykim”, tha mes tjerash avokatja Artene Iseini./

Marketing