![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit, shkruan Alsat.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku po ashtu u konfirmua se ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe se disa nga trupat është vështirë të identifikohen.
“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./ Alsat.mk