Mbyllja e imponuar e shkollave nga pandemia me Covid-19 ka zbuluar boshllëqe të thella në qasjen tonë të përgjithshme ndaj arsimit. Prandaj, ne nuk mund të lejojmë sfida të tilla të shkatërrojnë procesin edukativo-arsimore dhe për këtë arsye duhet të mundësojë që të gjithë nxënësit të kenë qasje të barabartë në mësim. Deri sa paqëndrueshmëria e botës sonë nga përhapja e COVID-19 po na detyron të ndryshojmë mënyrën e jetesës, parashtrohet pyetja: A do ta përdorim këtë mundësi që na ofrohet për të reformuar sistemin arsimor duke përvetësuar teknologji të re, inovacion në mësimdhënie e cila do të bazohet në nevojat dhe kërkesat e nxënësve?
Institucionet arsimore e në veçanti shkollat kanë qenë të limituara me financa dhe ky fakt i ka penalizuar të përvetësojnë teknologji edhe pse epoka digjitale është në majat e saja. Për mua personalisht si mësimdhënës realizimi i suksesshëm i procesit edukativo-arsimor do të ishte si në kushte normale, pra të vazhdojmë me mësim në banka shkollore dhe nëpër klasë, sepse aktiviteti më i rëndësishëm që zhvillohet në një shkollë nuk është mësimi, por ndërveprimi me grupet e shokëve, dallimet që fillojnë në familje përsëriten dhe amplifikohen nga dallimet në përbërjet shoqërore në shkollë. Pavarësisht se ku jetojmë, shkolla përsëri ka tendencë të krijojë imazhin se mësimdhënësit duhet të ligjërojnë në katedrat e tyre para dërrasës së zeza dhe klasave të mbushura me nxënës të ulur në banka shkollorë me letër dhe laps.
Kjo qasje e pandryshuar në arsim është aktuale edhe në këtë kohë pandemie edhe pse ne përpiqemi që nxënësve të ligjërojmë me mësimin online. Shumë kohë para se pandemia COVID-19 të shfaqej, arsimi ishte mbërthyer brenda kufijve të klasave, me nxënës të cilët nuk shkonin në mësime për shkak të varfërisë, distancës së largët, dhunës ose nevojës për të punuar për të mbështetur familjet e tyre. Edhe pse, e drejta e të mësuarit është universale dhe si e tillë do duhet ta kenë të gjithë shtresat e shoqërisë. Mësimi nuk ka pse të jetë i lidhur brenda një ndërtese dhe të mësuarit mund të marrë forma të shumta. Tani kemi një realitet i ri që duhet ta pranojmë dhe nëse jemi pak më agil do ta përdorim këtë për të futur risi shumë të nevojshme në sistemin tonë arsimor. Në fakt, unë besoj se ka mundësi për zgjidhje të skenarë të shumta për të imponuar një mësim ndryshe në zonat rurale dhe urbane që mund të aplikojnë për nxënësit në karantinë.
Por pasi që jemi në një periudhë kur kemi zhvillim të teknologjisë dhe përdorim të madh të internetit mundet të dale në ndihmë dhe mësimi online, por ama vetëm për mësim sepse e themi edhe njëherë kemi të bëjmë me një proces edukativo-arsimor. Një shembull premtues është model i të mësuarit hibrid që ndërthur teknologjitë dhe programet praktike që është i ekuilibruar mes të mësuarit vetë dhe udhëhequr nga mësuesit. Të mësuarit dhe të punuarit me programe të bazuara në module në grupe të vogla të bashkëmoshatarëve të ndërtuar me premisë për të lejuar orare fleksibile dhe stile individuale të të mësuarit.
Programet mësimore më praktike, relevante, të bazuara në projekte dhe aplikime ku mund të thellojnë angazhimin kur bazohen në njohuri dhe shkathtësi të mësimdhënësit dhe nxënësit. Prandaj, është koha që institucionet edukativo arsimore duke filluar nga MASh-i, Biroja për Zhvillim të Arsimit, Qendra për Testim e kështu me radhë të krijojnë plane mësimore efektive dhe efikase dhe në bazë të tyre të ri-programohen dhe programet mësimore. E gjithë kjo të kompletohet me një sistem të ri të vlerësimit dhe orientimi jetësor (lexo: profesional) të nxënësve. Prandaj mbyllja e shkollave nuk është vetëm mbyllje e institucioneve si ndërtesa ku mbahet mësimi por një habitat ku në simbiozë janë të gjithë përbërësit e procesit edukativo arsimorë.
Mësimdhënësve, nëse u ofrohet mundësia do të identifikojnë shumë strategji për realizim të mësimit si “klasë virtuele”, “mësimdhënie në nivelin e duhur”, mësim të bazuar në projekt, ose mësim të personalizuar. Ajo që ne i quajmë këto ndërhyrje ka më pak rëndësi sesa aftësia jonë për të pranuar se arsimi dhe qasja jonë ndaj tij nuk ka nevojë të jetë monolit. Ne nuk kërkojmë alternativa të reja për hir të “diçkaje të re”, por përkundrazi për të adresuar nevojat e nxënësve duke zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që çojnë në realizim të mësimit.
Situata është shumë e vështirë dhe kërkon një përgjegjësi shumë të lartë, që për fat të keq nuk është reflektuar në vendimmarrje, qoftë nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, qoftë nga ana e ministres së arsimit dhe të shëndetësisë. E shoh me shumë trishtim faktin që ka ende një vendimmarrje të pakuptueshme. Pra, ka një problem shumë të madh sa i takon çështjes së çfarë do të bëhet me arsimin, me shkollën. Për fat të keq, unë do doja të isha aq entuziast sa ministri që thotë që shkolla do hapet me 1 shtator, por për fat të keq ne mund ta humbasim vitin. Për shembull për mua nuk ka asnjë kuptim mësimi online në kushtet kur kemi një grup familjesh që janë shumë të varfra dhe të pamundura ekonomikisht, njerëz që janë me sëmundje të ndryshme, që i kanë fëmijët me aftësi të kufizuara, klasat kolektive që janë mbi 30 nxënës në klasë dhe punojnë me dy turne. Ne nuk mund të bëjmë një mësim formal, sa për të kaluar radhën, që njëkohësisht mund të jetë diskriminues për ata që nuk kanë arrijnë dot të kenë qasje në internet. Si mund të bëjmë ne testime online në kushtet tona. Prandaj, ku do të mësohen nxënësit sjelljen më të mirë ndaj Covid 19 se sa në shkolla, ato ndoshta do të mësohen më mirë të jetojnë me këtë gjendje duke marrë mësime nga arsimtarët e tyre. Është shumë paradoksale që të kemi kafene të hapura ku grumbullohen njerëz dhe shkolla të mbyllura ku kultivohen njerëz për luftën ndaj së keqes.