A mund të dëbohen emigrantët në vendin nga ku kanë hyrë në BE?

Gjykata Administrative e Gjermanisë ka marrë një vendim për mundësinë e kthimit të migrantëve në vendet ku kanë hyrë për herë të parë në territorin e BE-së. Cilat janë vendimet dhe çfarë do të thotë kjo për Greqinë?

Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin migrim “dytësor”. Po si është puna me migrantët që kanë aplikuar për azil në vendin e parë ku kanë hyrë në BE – pra zakonisht në Greqi Itali dhe Spanjë, dhe më pas kanë shkuar në një vend më të pasur të BE-së, si Gjermania, dhe kanë aplikuan sërish për azil atje?

Sipas marrëveshjes së Dublinit, gjithçka është e qartë këtu – megjithëse vendet e jugut të BE-së janë jashtëzakonisht të pakënaqura: vendi i parë i hyrjes është përgjegjës dhe ata mund të deportohen atje derisa të vendoset lidhur me kërkesën e tyre për azil.

Megjithatë, situata në kampet e refugjatëve, veçanërisht në Greqi, është e njohur. Gjykatae Lartë Administrative në Münster vendosi në janar 2021: jo, shërbimeve gjermane u ndalohet të deportojnë emigrantë të veçantë që janë ankuar në gjykatë sepse kërcënohen edhe nga mungesa e nevojave elementare njerëzore si shtrati, ushqimet dhe mundësia për higjienë personale në kampe në Greqi. Kjo kërcënon të drejtat e tyre themelore si nga Karta e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një ankesë shkruhej në mënyrë rutinore
Por gjendja ka shkaktuar debate të shumta në Gjermani. Në dhjetor 2022, Gjykata e Lartë Administrative e landit Saarland nxori një vendim që zgjeronte madje të drejtën e qëndrimit të migrantëve në Gjermani. Sipas këtij vendimi, migrantët nuk do të mund të fitojnë jetesën në Greqi, që do të thotë se mund të qëndrojnë në Gjermani.

Autoritetet gjermane u gjendën kështu mes dy zjarreve: e djathta politike i akuzoi për “mosrespektim të Dublinit” dhe kërkon dëbimin e migrantëve nga Gjermania në vendin e parë të hyrjes. Nga ana tjetër, kishte vendime gjyqësore sipas të cilave migrantët kundërshtonin vendimet dhe dëbimet.

Jurisprudenca filloi të ndryshojë në gusht të vitit të kaluar përpara Gjykatës Administrative të Kasselit, e cila vlerësoi se refugjatët “të shëndetshëm dhe të aftë” në Greqi nuk po përballen me ndonjë trajtim çnjerëzor. U kërkua që për këtë çështje të vendosë edhe Gjykata Administrative Federale më të lartë në Leipzig, por pa sukses.

Gjykim pragmatik në Leipzig
Pikërisht kjo gjykatë këtë të mërkurë (16.04.) ka nxjerrë një vendim për rastin e ankesës së një 34-vjeçari pa shtetësi nga Gaza dhe një shtetasi somalez 32-vjeçar. Të dy erdhën në BE në Greqi nga Turqia në vitin 2017 dhe 2018, ku iu dha statusi i refugjatit. Megjithatë, të dy vazhduan për në Gjermani, ku aplikuan për azil. Sipas marrëveshjes së Dublinit, autoriteti kompetent – Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), dëshironte t’i kthente ata në Greqi, dhe çështja tani ka ardhur në gjykatën në Lajpcig.

Vendimi ishte pragmatik: këta burra të rinj, të shëndetshëm, të aftë për punë mund të deportohen në Greqi. Atje ata nuk do të kërcënohen me “kushte degraduese apo çnjerëzore të jetesës”, as nuk do të kërcënohen me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, thotë gjyqtari i Gjykatësmë të lartë administrative të vendit.

Edhe pse tingëllon logjike, ende ka disa dyshime për këtë vendim. Kush do të vendosë nëse një person është “i ri, i shëndetshëm dhe i aftë për të punuar”? Pse vetëm meshkujt? Kjo ndoshta mund të trajtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk do të vonojë zbatimin e vendimit për dëbimin në vendin e parë të hyrjes në BE.

Evropa ka nevojë për reforma në këtë çështje
Por e gjithë marrëveshja e Dublinit ka nevojë për reforma rrënjësore. Fillimisht, vendet e Evropës Jugore ishin jashtëzakonisht të pakënaqura me të, por ministri i Brendshëm në mandatin e fundit të Angela Merkelit, Seehofer, kërkoi mbikëqyrje të të gjithë udhëtarëve nga Greqia për të parandaluar këtë migrim “dytësor”.

Por Athina pretendon se këta persona specifikë kishin edhe dokumente të vlefshme identiteti dhe se Greqia nuk mund t’i pengonte ata të vazhdonin udhëtimin e tyre në një vend tjetër të BE-së.

Kjo u diskutua edhe gjatë vizitës së kancelarit Scholz në Greqi në vitin 2023, ku ai avokoi për një zgjidhje “dypalëshe” dhe “evropiane” të problemit të migracionit, por konsensusi në BE për këtë çështje është shumë larg./DW

Marketing