Kjo kryesisht rrjedh nga frika se ftohja e tepërt mund të na sëmurë, shkruan The Washington Post.
Nuk ka shumë të vërteta për këtë, por mund të mos jetë edhe plotësisht e rreme.
Ftohja e zakonshme, gripi dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19, shkaktohen nga viruset. Disa infeksione të sinuseve shkaktohen nga bakteret. Këto mikrobe zakonisht përhapen nga pikat e frymëmarrjes dhe nga grimcat e njerëzve që janë të sëmurë dhe mund t’i marrim duke prekur sipërfaqet e kontaminuara dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.
“Nuk mund të ftohesh vetëm duke dalë në të ftohtë”, tha Sean O’Leary, kryetar i Komitetit për Sëmundjet Infektive për Akademinë Amerikane të Pediatrisë.
Megjithatë, moti i dimrit mund të krijojë një mjedis më të këndshëm për mikrobet – si jashtë ashtu edhe brenda trupit tonë. Disa kërkime kanë sugjeruar se temperaturat e ftohta mund të ndihmojnë virusin e gripit të mbijetojë më mirë.
Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë gjithashtu në sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm kur ekspozohemi ndaj mikrobeve.
Pra, nëse i përgjigjemi pyetjes apo shqetësimit paraprak, nuk mund të sëmuremi thjesht duke dalë jashtë në të ftohtë me flokë të lagur; kjo mund të ndodhë nëse kemi kontakt me një virus të ftohjes ose gripit.
Temperaturat e ftohta, megjithatë, mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj një infeksioni kur jeni të ekspozuar ndaj mikrobeve të caktuara.