A mund të jetë Avni Dehari kandidat i opozitës për president?

Pas lëvizjeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut sidomos në kampin politik shqiptarë, ajo për të cilën mund të konstatojmë lirshëm është se e pamundura nuk ekziston. Opozita shqiptare kësaj here janë më të fuqishëm se asnjëherë më parë, janë bashkuar tre parti politike e në mënyrë të drejtpërdrejt është bashkangjitur edhe VV-ja e Albin Kurtit. Në këto rrethana duke marrë parasysh vitin që vjen do të kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale është e natyrshme dhe e rrugës të shtrohen pyetje legjitime. Praktika e kandidatëve shqiptarë për kryetar shteti në RMV ka zanafillë të hershme, sepse ka pasur mjaftueshëm, i fundit ishte Blerim Reka. Por, nuk janë të mjaftueshëm vetëm kandidaten është e nevojshme edhe përkrahja dhe mbështetja, e në rastin në fjalë nëse opozita shqiptare vendos për të nxjerrë kandidat të përbashkët, Avni Deharin, kjo e fundit nuk do të mungojë, mbështetja e gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, shkruan Zhurnal.

Marketing

A mund të jetë, Avni Dehari, kandidat për president në RMV?

Mbase, kur përmendet emri i Avni Deharit më shumë në kujtesën e qytetarëve ndërlidhet fati tragjik i dy djemve të tij me të njëjtin mbiemër Astrit e Arbënor Dehari, por figura e Avni Deharit është e plotësuar me mozaikun e karrierës dhe kontributin e tij të pashoq për çështjen kombëtare shqiptare çdoherë që ka qenë nevoja.

Tani në këto rrethana në të cilat jemi në Maqedoninë e Veriut opozita shqiptare është më e mobilizuar se asnjëherë më parë, ka ndodhë diçka që ka qenë e papramendueshme kur bie fjala për koalicionin mes LB dhe Alternatives. Kandidatura e Avni Deharit për president në asnjë rrethanë nuk është e pamundur, për faktin që ka edhe prejardhje nga Maqedonia e Veriut, dhe është figurë tipike meritore për një kandidaturë të kategorisë së tillë.

Do të ishte jo logjike nëse pritet që kandidatura e Avni Deharit do të marrë përkrahje nga maqedonasit për faktin se e gjitha jeta e Deharit është e përkushtuar dhe shkrirë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Kush është Avni Dehari?

Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen. Ai sot është edhe baba i dy djemve të vdekur në rrethana ende të pa zbuluar, Astrit dhe Arbënor Dehari, emrat e të cilëve qëndrojnë në shumë rrugë të Prishtinës.

Por, Avni Dehari, ka edhe bagazh intelektual ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Ndryshe, familja Dehari kontributin e tyre për çështjen shqiptare kishin vendosur që ta japin duke qenë pjesëtarë e duke jetuar brenda këtyre trevave. Prandaj familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999.

“Në aspektin financiar e kemi pasur gjendjen shumë të mirë dhe kushte me të mira në Zvicër, as që kemi pritur t’i kemi dhe këtu as që mund t’i kemi kushtet si në Zvicër, por dashuria për atdhe ka qenë arsyeja kryesor që jemi kthyer. Edhe sikur gjithë Zvicrën të na kishin falur nuk e kishim ndryshuar mendimin”, ka thënë Avni Dehari pas kthimit të tij nga Zvicra.

Arbënori thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .

“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar këtu shtetin kush duhet ta bëjë.”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astrti Dehari, shprehej se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje. Por, që fati i dy djemve ishte i trishtë dhe të dy në moshë shumë të re pushuan së jetuari. E kjo ishte vështirë e përballueshme dhe pranueshme për familjen.

Avni Dehari prindi i dy djemve aktivistë që nuk jetojnë më Arbënor e Astrit Dehari –

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari nga Kumanova, brenda dy viteve humbi dy djemtë e tij, Arbnorin dhe Astritin. Astrit Dehari, ka ndërruar jetë në Burgun e Prizrenit, ndërkaq vëllai Arbënor Dehari, me 11 qershor të vitit 2014, ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Mënyra e vdekjes së dy djemve të atdhetarit Avni Dehari janë të dyshimta.

Zyrtarisht, Arbënori bëri vetëvrasje duke rënë nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje. Por familjarët dhe ata që kanë njohur Arbënorin asnjëherë nuk e kanë pranuar këtë version, pasi kanë deklaruar se Arbënori nuk ka pasur asnjë arsye për të kryer atë akt.

Edhe vdekja e Astritit më 6 nëntor 2016, vjen me shumë pikëpyetje. Edhe ai ndërroi jetë në mënyrë në tragjike, duke qenë i paraburgosur në burgun e Prizrenit. Sipas policisë, ai kishte konsumuar ilaçe dhe kishte rënë në komë. Astriti ishte i paraburgosur si aktivist i Vetëvendosjes, pasi ishte njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti. Që të dyja vrasjet edhe pas 7 viteve mbeten ende të mjegulluara dhe të pasqaruara në tërësi.

Avni Dehari si kandidat për president do ta gëzonte përkrahjen e shqiptarëve të RMV-së –

Duke parë zhvillimet politike është e pritshme që opozita shqiptare do të dalë me kandidatin e tyre të përbashkët për president. Ngjashëm sikurse kishin vepruar me Blerim Reken në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Prandaj, në këtë moment historik për vendin dhe shqiptarët do të ishte veprim strategjik nëse opozita shqiptare vendos për kandidat një figurë historike me përplot mund e sakrificë siç është figura e Avni Deharit.

Gjëja e vetme që mund ta kishte penguar këtë kandidaturë të tillë do të ishte vetëm një refuzim nga vet Avni Dehari, mbase për shkak të moshës. Por, aktualisht ushtron pozitën e deputetit nga radhët e VV-së në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, edhe kandidatura e tij për president për shkaqe të moshës ose gjendjes shëndetësore nuk është e pamundur.

Një veprim i tillë është veprim i duhur dhe i qëlluar sepse kemi të bëjmë me figurë që meriton të ketë mundësinë që të shpreh edhe njëherë përpjekjen e tij për ta ndihmuar kombin shqiptarë pavarësisht se ku ndodhen gjeografikisht në cilin shtet.

Ndryshe, Dehari do të gëzon edhe mbështetje maksimale nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga ku edhe vet vjen. Mbështetje e opozitës do të jetë e pa rezervë përderisa opozita është fuqizuar mjaftueshëm. Nga ana tjetër, kjo kandidaturë do të ishte dëshmi dhe argument tjetër të përfshirjes dhe inkuadrimit të VV-së në skenën politike në RMV.