A mund të kthehen masat shtrënguese?! Komisioni nesër do të debatojë për llojin Delta të virusit korona

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të mblidhet për të diskutuar nëse do të sillen kufizime të reja kundër virusit korona për shkak të përhapjes së llojit Delta që buron nga India. Paralajmërimi i tillë vjen nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pasi disa vende evropiane vendosën të ashpërsojnë masat pas përhapjes së llojit Delta.

Marketing

Sipas informacioneve të fundit, në vendet e rajon, lloji Delta i virusit korona është regjistruar në Greqi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.