A mund t’i fajësojmë gjenet për vendimet tona?

Nga Nathaniel Scharping

Marketing

Harroni meditimin, ritet ajahuaska dhe praktikën e forcimit të vëmendjes. Sot, të njohësh vetveten, është bërë shumë më e lehtë. Testet e gjenetikës, si ato që ofrohen nga mosha 23-vjeç, janë duke u bërë lehtësisht të përballueshme – vetëm 69 dollarë – dhe ato ofrojnë një panoramë të pashembullt mbi veten tonë.

Sot është e mundur të studiosh gjenetikën e pasardhësve tuaj të mundshëm, edhe para se ata të lindin. I ashtuquajturi diagnostikim gjenetik para implantimit, analizon ADN-në nga një embrion, kur ky i fundit nuk është asgjë më shumë se sa një grumbull qelizash.

Por edhe në atë fazë, është e mundur të depërtoni në grupin unik të gjeneve, që do të formësojnë jetën e një personi. Testet përdoren aktualisht për prindërit, që rrezikojnë të kalojnë në kushte të rrezikshme gjenetike, por ato mund të përdoren për shumë më tepër sesa kaq.

Studimet gjenetike, kanë zgjedhur grupet e gjeneve të lidhura me inteligjencën, arritjet akademike, aktivitetin kriminal dhe rezultatet e tjera të jetës. Tani duket e mundur të tregoni jetët e fëmijëve tuaj, para se ata të vijnë në këtë botë. Implikimet janë tronditëse. Dija se çfarë lloj personi ka mundësi të bëhet një fëmijë – një lloj paragjykimi shkencor – mund të çojë lehtësisht në diskriminim.

Fëmijët me gjenet e lidhura me inteligjencën e ulët, mund të shndërrohen në nxënës inferiorë, dhe të rriturit me gjene të lidhura me veprimtarinë kriminale, mund t’i nënshtrohen shqyrtimit policor jashtë-gjyqësor. Ky lloj i të menduarit mund të quhet “determinizëm gjenetik” – ideja që gjenet tona formësojnë përfundimisht sjelljen tonë – dhe gjithashtu dëmton konceptet tona të moralit dhe vullnetit të lirë.

Po nëse gjenet tona e udhëheqin sjelljen tonë, a do të thotë kjo që ne vetë nuk jemi përgjegjës? “Nuk ishte faji im, zoti polic, po i gjeneve të mia?”. Pra jini të sigurt:Asnjë nga këto nuk përputhet më mënyrën se si si funksionon shkenca. Por ne do të vazhdojmë të përballemi me pasojat e leximit të kodit tonë gjenetik.

Sa për fillim, asnjë gjenetist nuk do të pretendonte të njihte të ardhmen e një personi, bazuar vetëm në një lexim të gjenomës së tij. ”Nëse keni dy njerëz para jush që kanë saktësisht të njëjtën strukturë gjenetike, njëri prej tyre mund të kryejë një krim, ndërsa tjetri jo”- thotë Xhazmin Uertz, doktorante në Universitetin Djuk, ku studion se si gjenetika dhe mjedisi formësojnë zhvillimin e fëmijës.

Ajo kreu një studim se si vetë-kontrolli, aftësia njohëse dhe vështirësitë në shkollë – të gjitha të ndikuara nga gjenet tona – parashikonin aktivitetin kriminal më vonë në jetë. Ajo dhe bashkë-autorët e studimit i dhanë secilit prej pjesëmarrësve në eksperiment një rezultat gjenetik, në bazë të asaj nëse gjenet e tyre kanë lidhje me rezultatet pozitive në jetë.

Këto rezultate gjenetike, zbuluan vetëm rreth 1 përqind diferencë nëse njerëzit kryenin apo jo krime. Kjo krahasohet me 3-5 për qind ndryshim, i shpjeguar nga “privimi socio-ekonomik”, çka do të thotë gjëra të tilla si varfëria ose situata e vështirë familjare. Me fjalë të tjera, roli gjenetik është i vogël.

Një tjetër studim zbuloi se 16 përqind e ndryshimit në rezultatet në shkollë, mund të shpjegohet me një rezultat gjenetik. Kjo shifër është më e lartë, por sërish ende e vogël. Dhenë studimet për binjakët identikë, standardi i artë për përcaktimin e ndikimit të gjeneve, ka sugjeruar se ADN-ja jonë është ndoshta përgjegjëse për rreth gjysmën e gjërave të lidhura me inteligjencën dhe sjelljet, si arritjet arsimore dhe aktivitetet kriminale.

Kjo është shumë më e lartë se një ose 16 përqind, por përfundimi është i qartë: determinizmi gjenetik, nuk duket të jetë shkencërisht i mundur. E përse jo? Thjesht, ekzistojnë shumë gjene, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin në shumë mënyra.

Edhe në rastet kur gjenet duket se lidhen përfundimisht me veprime të caktuara, lidhja nuk është aq e drejtpërdrejtë sa duket. Merrni mutacionet e caktuara të gjenit MAOA, të zbuluar në kromozomin X, për të cilat studimet kanë treguar se mund t’i nxisin njerëzit drejt dhunës.

Ajo që duket e thjeshtë sa hap dhe mbyll sytë, nuk është e tillë.

MAOA është e ndërlidhur vetëm me dhunën tek meshkujt që kanë pasur një fëmijëri problematike – tek të të tjerat, mutacioni nuk pati fare efekt. (Shumica e gjenetikës ndjek këtë model: Një kopje e mangët e një gjeni, lidhet rrallë me një rezultat të vetëm).

Kjo nuk i ka penguar avokatët mbrojtës, të cilët kanë vënë në dukje praninë e një kopjeje të dëmtuar të gjenit MAOA, në përpjekjet për të kërkuar mëshirë dhe dënime të reduktuara për klientët e tyre. Në vitin 2010, Bredli Uolldrup që ishte dënuar për vrasje të vullnetshme, fitoi ulje dënimi pjesërisht për shkak të provave gjenetike.

Avokatët e tij argumentuan se një mutacion në kopjen e tij të gjenit MAOA, e kishte parthënë se ai do të ishte agresiv, çka ishte e mjaftueshme që të ndikonte jurinë. Por studimet kanë zbuluar vetëm lidhje paraprake midis gjeneve, dhe se si trupat tanë reagojnë kur stërvitemi.

Ndërkohë shumë gjene të tjera që lidhen me funksionin e muskujve, luajnë gjithashtu një rol me rëndësi në atë se sa të shpejtë apo të fortë mund të jemi. Por përfshirja e gjeneve tona në këtë mënyrë deterministe, e tejkalon shumë mënyrën se si funksionojnë ato, dhe u jep gjeneve kompetenca që ato thjesht nuk i kanë.

Ashtu siç nuk ka një “gjen për shpejtësinë”, nuk ka asnjë “gjen për krimin”. “Nuk ndodh automatikisht që në një moment pësoni një mutacion, dhe tanimë jeni një vrasës i rrezikshëm”- thotë Peixh Harden, profesore e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Teksasit.

Përkundrazi, mijëra gjene ndikojnë secili në një mënyrë të vogël në probabilitetin që një person i caktuar, të mund të zhvillojë një tipar që lidhet me kryerjen e një krimi. Dhe kjo nuk po e merr parasysh mjedisin. Sfera e rrethanave që na rrethon tek rritemi, luan gjithashtu një rol thelbësor në atë se kush jemi, prandaj binjakët identikë mund të përfundojnë duke qenë njerëz kaq shumë të ndryshëm.

Përvojat tona, përcaktojnë ndikimin që gjenet tona kanë tek ne. Dhe gjenet tona, ndihmojnë në përcaktimin e llojeve të mjedisit që ne kërkojmë, që nga ana e tyre formësojnë mënyrën se si gjenet tona shprehen, dhe kështu me radhë. Ndërveprimet janë jashtëzakonisht komplekse, dhe ne s’kemi kuptuar ende shumicën e tyre.