Aleanca për Shqiptarët (ASH) gjithmonë ka qenë për një Maqedoni evropiane dhe hyrja eventuale e kësaj partie në Qeveri do të nënkuptonte zgjerim të aleancës së partive të cilët janë për një integrim të tillë, kështu u shpreh kryeministri DImitar Kovaçevski në emisionin “360 Gradë” në Alsat.
“Deri në këtë moment bisedime për çështje programore dhe kadrovike me partner të ri potencial në qeveri nuk ka pasur. Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë politike e cila ka mbështetur propozimin e BE-së lidhur m fillimin e negociatave tona. Ata gjithmonë në mënyrë deklarative dhe praktike e kanë dëshmuar se janë për integrimin e vendit tonë në BE. Një zgjerim i tillë do të nënkuptonte rritje të aleancës së partive politike të cilat janë për një Maqedoni evropiane, njëkohësisht kjo nënkupton edhe izolimin e atyre partive të cilat janë kundër Bashkimit Evropian”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.