A po e realizon Taravari amanetin e Gruevskit? (VIDEO)

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kandidat për një mandat të dytë në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, në një intervistë për Alsatin tha se në raundin e dytë do të mbështesin të gjithë kandidatët që nuk janë të BDI-së.

Marketing

“I analizuam disa rezultate të zgjedhjeve me Arianit Hoxhën. Nuk ka diçka tjetër. Thjeshtë një kafe e përbashkët. E lamë ë ta bashkëbisedojmë ai me partinë e vet, kurse ne në partinë e tonë. Pasi ne kemi edhe partner koalicioni, me të cilin duhet patjetër të ulemi t’i koordinojmë qëndrimet, kështu që brenda këtyre dy tre ditëve ma merr mendja se do të kemi qëndrime partiake, të cilat do të merren në organet partiake. Ne kundërshtar politik e kemi BDI-në dhe çdo kandidat që nuk është i BDI-së mendoj se si opozitë shqiptare duhet ta përkrahim atë kandidat duke i përfshirë të gjitha komunat pa përjashtim,” ka deklaruar ai.

Taravari duke përkrahur VMRO-DPMNE-në kundër kandidatëve shqiptarë, në Kërçovë dhe në Bërvenicë, po realizon amanetin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili i pati premtuar maqedonasve që nuk do të ngelen të harruar.

“Ju drejtohem kërçovarëve, ju premtova se nuk do të jeni të harruar e as të lënë anash, VMRO-DPNE është me ju”, pati deklaruar ish-kryeministri Nikolla Gruevski në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014./TetovaSot/

Marketing