A po e sakrifikon Taravari Ziadin Selën për shkak të një koalicioni me VMRO-DPMNE-në? (VIDEO)

A po e sakrifikon Arben Taravari kryetarin e tij Ziadin Sela vetëm e vetëm që të bëhet kryetar i komunës së Gostivarit me ndihmën e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së?

Marketing

Është e qartë se Taravari ka nevojë për përkrahjen e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së me qëllim që të rizgjidhet kryetar i Gostivarit, por çështja është se sa mban ujë kjo matematik parazgjedhore, duke pasur parasysh faktin se Hristijan Mickoski u fotografua si pjesëmarrës në turmën e tërbuar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me 27 Prill të vitit 2017 e cila pas një linçimi publik dhe para kamerave la për të vdekur kryetarin e ASH-së Ziadin Sela.

A mjaftojnë katër vite për të harruar poshtërimin e shqiptarëve dhe rrahjen brutale të Ziadin Selës nga turma që hyri në kuvend duke kënduar e brohoritur kundër “Shqiptarëve të mjerë” apo “Клетите Шитари„ turmë kjo me të cilën u fotografua lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski?

Për fat të mirë të VMRO-së, Ziadin Sela i mbijetoi këtij sulmi frikacak, por çështja është nëse në të ardhmen e afërt ai do të mbetet në krye të Aleancës për Shqiptarët, nëse Arben Taravari arrin qëllimin e tij që të bëhet kryetar i Gostivarit pikërisht me ndihmën e VMRO-DPMNE-së.

Siç dihet, ambiciet e Arben Taravarit janë më të mëdha se funksioni i kryetarit të komunës së Gostivarit, kështu që është e pritshme që Taravari të synojë të marrë pozicionin drejtues të partisë Aleanca për Shqiptarët edhe atë në të ardhmen e afërt./gazeta.mk

Marketing