A po formon Albin Kurti parti në Maqedoni?

Në konferencën e sotme për shtyp, Lidhja Europiane për Ndryshim në krye me Izet Mexhitin, Afrim Gashin e Bilall Kasamin, njoftuan se në Kuvend do të funksionojnë si një grup parlamentar i përbërë nga 6 deputetë, shkruan TV21. Në konferencë për shtyp u parashtrua pyetja në lidhje me informacionin që po qarkullon në opinion, se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të formojë parti politike në Maqedoninë e Veriut. Në pyetjen nëse do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë subjekt, nëse formohet, u përgjigj deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Marketing

“Paralajmërime janë, derisa nuk ka diçka konkrete, nuk kemi në çfarë të përgjigjemi. Nëse ka diçka konkrete në moment të caktuar, sigurisht që atëherë edhe do të japim qëndrimet tona të caktuara në lidhje me këtë çështje”, tha Zendeli.

https://www.facebook.com/watch/?v=360597579692611