A po kërkon Adnan Ismaili t’i bashkohet BDI-së?

Kryetari aktual dhe kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për komunën e Dibrës, Hekuran Duka ditën e mërkurë ka filluar ditën me një kafe mëngjesi me drejtorin e Shtëpisë Botuese “Logos-A”, prof.Adnan Ismaili.

Marketing

“Miqtë e vërtetë gjithmonë dalin në përkrahje atëherë kur duhet t’ju jepet forcë dhe domethënie çështjeve të rëndësishme. Kafe me prof Adnan Ismailin”, ka shkruar Duke në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Por çfarë po kërkon Adnan Ismaili në takim me njeriun e afërt të Ali Ahmetit? Apo kërkon që të kalojë në BDI?

Adanan Ismaili në opinion njihet si mbështetës i madh i partisë Alternativa të Afrim Gashit, ndërkohë që pas takimit me Hekuran Dukën e BDI-së së Ali Ahmetit në opinion janë shfaqurë qindra dilema. A e tradhtuan Adnan Ismailin “tajfa” e Gashit? Dhe shumë dilema tjera.
Ky reagim i Adnan Ismailit vjen vetëm një ditë pasi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi kërkojë një mundësi të dytë nga shqiptarët në Dibër, pasi në të parën kishte dështuar, mbështetësi më i madh i tij dhe partisë së tij kërkon ti bashkohet BDI-së së Ali Ahmetit?!

“Provuam me një subjekt politik, na dështoi puna. Na besoni një herë. Na besoni një herë në këto zgjedhje e ta shohim pas 4 viteve. Nëse zhgënjeheni, mos na votoni më asnjëherë. Por, kësaj here ju lutem votojeni këtë koalicion të bashkuar shqiptar. Hajdeni të bëhemi bashkë. Ne u bëmë bashkë dhe po ju presim edhe juve të bëheni bashkë që ta dëshmojmë fuqinë bashkë, që t’i fitojmë komunat shqiptare. Kështu do ta bëjmë edhe qeverinë shumë shpejt dhe jam i bindur se pastaj ndryshimi i madh te shqiptarët do të vijë”, përfundoi Gashi.

Kur Adanan Ismaili nuk i beson Afrim Gashit dhe koalicionit të tij me VMRO-DPMNE-ne dhe ASH-ne, si do ti besojë populli!