A po respektohet ngrirja e çmimeve për mjetet shkollore?

Çmimet e mjeteve shkollore janë ngrirë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Marketing

 

Dolëm në terren për të parë se sa po respektohet masa. Nuk vërejtëm parregullsi, pasi çmimet që i paguam në kasë, ishin të njëjta me ato në rafte.

 

Por dikush ka gjetur mënyrë për të kundërshtuar masën e qeverisë. Kjo foto e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si një dyqan, me anë të këtij mbishkrimi, njofton nuk do të shesin mjete shkollore për shkak të ngrirjes çmimeve

Pyetëm në Inspektoratin e Tregut se a kanë inspektuar dyqanet dhe nëse kanë hasur në ndonjë shkelje, por deri tani nuk morëm përgjigje.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski në Fejzbuk u lëvdua njofton se masat e Qeverisë po japin rezultatet, pasi që blerja e mjeteve shkollore tashmë është më ekonomike.

E pyetur se a ka shkelje në treg, ministrja e Arsimit Vesna Janevska tha se nuk është në kompetenca të ministrisë dhe se duhet të merren masa nga ana e Qeverisë dhe Inspektoratit.

Opozitarja LSDM ka reaguar për ngrirjen e çmimeve të mjeteve shkollore pasi siç thonë, janë ulur çmimet pasi ka filluar viti shkollor dhe pasi janë blerë mjetet nga ana e prindërve.

Dje ministri i ekonomisë Besar Durmishi njoftoi se Inspektorati i Tregut do të dalë në terren për të inspektuar respektimin e masës dhe se do të merren masa nëse ka shkelje.

Marketing