Thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore në vend, për mbrojtje nga virusi korona, sidomos kur ditëve të fundit me një rekord viktimash e të infektuarish, po hasin në vesh të shurdhër nga lideri i ASh-së Ziadin Sela dhe kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari , sidomos duke pasur parasysh faktin se që të dy me profesion janë mjek!
Në fakt, edhe thirrjet e tyre ndaj qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave për mbrojtje po del se janë vetëm deklarative , kjo pasi me veprat e tyre ata po tregojnë të kundërtën .Gjatë ditës së sotme , kur edhe partia Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa promovuan slloganin dhe logon e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut, Sela dhe Taravari me bashkëpartiakët e tyre shkelën në mënyrë flagrante rregullat për mbrojtje nga virusi korona! Në fesjbuk publikuan foto me një grumbull njerëz, pa snjë farë mbrotjte : as mbajtje të maskave e as distancë fizike.Me këtë veprim, Sela dhe Taravari të mbërthyer nga ethet e fushtës prazgjedhore, po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve!