Për 2017-n, u shpenzuan 1 739 miliardë dollarë për armatime dhe ushtri. Në vitin 2017 këto shpenzime u rritën 1,1% krahasuar me vitin 2016. Këto të dhëna u paraqitën nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen (SIPRI) në raportin e tij të fundit.
Vendet që rritën shpenzimet janë SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Shpenzimet e këtyre pesë vendeve përfaqësojnë 60% të totalit botëror të shpenzimeve.
Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia. SIPRI u krijua në vitin 1966.