Dj PM ka dy javë që është largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Dj kosovar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi një lidhje me blogeren shqiptare, Sarah Berisha.
Sarah ishte banorja e fundit e cila u largua vetëm dy ditë më parë nga BB. Ajo është shprehur se ka shumë frikë kur të largohet sa i përket raportit me Dj PM, pasi nuk e di si do vazhdoj.
Por, duket se gjërat po shkojnë për mrekulli për ta!
Ata janë mbledhur së bashku me një pjesë të banorëve tjerë të larguar, derisa shihen duke u argëtuar me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se PM pati edhe një takim me babain e Sarah Berishës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku në njëfarë mënyre ai i dha konfirmimin vajzës së tij për raportin me Dj PM