Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka komentuar akuzat se gëzon mbështetjen e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, përcjell TV21. Arsovska thotë se nuk ka kontakt me asnjë lider politika nga e kaluara e as nga e tashmja, përveç në aspektin profesional.
“Nuk kam kontakt me askënd dhe me asnjë lider politik, të kalueshëm, të tashëm jashtë profesionales, respektivisht asaj që realizoj si kryetare e komunës së Qytetit të Shkupit”, pohoi Arsovska.
Mendimi juaj për Gruevskin?
“Nuk kam mendim”, u përgjigj shkurt Arsovska.