A rikthehet koronavirusi? Lajm i keq nga Koreja e Jugut

Ky është rezultati i hulumtimit të bërë nga Koreja e Jugut.

Marketing

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportuan tëpPremten se 2.1% e pacientëve të shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitivë.

Nga 7,829 pacientë të cilët u shëruan prej Covid-19 dhe u çliruan nga izolimi, 163 janë përsëri pozitivë. Aktualisht është e paqartë përse ndodh ky rikthim i virusit, një çështje me të cilën po merren autoritetet qeveritare.
Shumica e ekspertëve mendojnë se nuk ka gjasa që dikush të riinfektohet pas shërimit.

Është e mundur që sasitë e ndryshme të ARN-së virale në trup, të cilat duhen për testim mund të shpjegojnë pse njerëzit rezultuan pozitivë pasi u testuan pak më parë negativë.

Nga 137 raste të vërejtura nga KCDC, 43.9% shfaqnin simptoma të buta.