A shpifi ndaj Sadi Bexhetit? Bilall Kasami refuzon të komentojë

Edhe pse i kontaktuar nga TV21, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka refuzuar të komentojë deklaratën e ish kryetarit të Tetovës, Sadi Bexheti ku deklaratën e djeshme të Kasamit e quan “shpifje ndaj tij“.

Marketing

Kasami për TV21 tha se “nuk dëshiron të komentojë” për deklaratën e Bexhetit ku paralajmëron padi ndaj tij nëse nuk e tërheqë pas deklaratën e djeshme.

Ndërkaq, Kasami dje tha se intervenimi i Policisë Financiare që u realizua dje në Komunën e Tetovës, ka të bëjë me keqpërdorimet e ish kryetarit, Sadi Bexheti.

Bexheti këto pohime i vlerësoi si “shpifje” dhe paralajmëroi padi ndaj Kasamit në rast se ky i fundit nuk i përgënjeshtron të njëjtat.